Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Raporti i OBSH: Vaksinimi parandalon 106 mijë vdekje çdo vit

Vaksinat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër vdekjeve të shkaktuara nga rezistenca antimikrobike.

Një analizë e re nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregon se përmirësimi i përdorimit të disa vaksinave në mbarë botën mund të parandalojë deri në 106,000 vdekje çdo vit, të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve, e cila është sot një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale.

Prej vitesh ekspertët kanë dhënë alarmin se përdorimi i tepruar i antibiotikëve në mjekësi dhe bujqësi ka sjellë shfaqjen e “supermikrobeve” të vështira për t’u trajtuar.

Studiuesit vlerësojnë se infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve mund të shkaktojnë mbi 39 milionë vdekje në 25 vitet e ardhshme.

Për të frenuar këtë kërcënim, liderët globalë kanë vendosur objektivin për të ulur numrin e vdekjeve me 10% deri në vitin 2030.

Sipas raportit të OBSH-së, përdorimi i gjerë i vaksinave kundër 24 patogjenëve kryesorë mund të ulë përdorimin global të antibiotikëve me 22%.

Vaksinat jo vetëm që do të mbrojnë njerëzit nga infeksionet, por gjithashtu do të zvogëlojnë nevojën për antibiotikë të avancuar në trajtimet e mëvonshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë