11 persona kanë mbetur sot të lënduar si pasojë e aksidentit zingjiror në Veternik të Prishtinës pasi që një kamion humbi drejtimin dhe shkaktoi këtë aksident.
Mjeku kujdestar i QKUK-së, Avdush Bajgora, foli për gjendjen e të lenduarve ku tha se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Dr. Bajgora tha “Gjithsej prej asaj fatkeqsie në Klinikën Universitare të Kosovës, konkretisht në Qendrën Emergjente, kanë kërkuar ndihmë 11 pacientë të cilët marrë në përgjithësi kanë qenë në gjendje stabile me lëndime të lehta”.
Gjithashtu ai shtoi se pas ekzaminimeve të bëra rutinë, pacientët janë liruar në shtëpi.