Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Hani këto ushqime dhe mbani larg sëmundjet e zemrës

Zemra është ndoshta organi me strukturën më të thjeshtë në organizmin tonë. Ajo është një pompë, funksioni kryesor i së cilës është të pompojë gjakun në organizëm.

E megjithatë, nëse sjellim ndërmend letërsinë, artin apo muzikën, që nga ajo klasike e deri tek ajo moderne, zemra është i vetmi organ i ngritur në kult. Ushqimet e mëposhtme janë cilësuar si më të mirat për shëndetin e zemrës, sepse ulin nivelin e kolesterolit në gjak, mbrojnë muret e arterieve apo kontrollojnë nivelin e sheqerit.

Vaji i ullirit
Zgjidheni të përgatitur nga shtypja e parë e ullinjve, me metodën e quajtur ”të ftohtë”, një markë të besuar dhe pas blerjes mbajeni në vend të errët, sepse vaji i mirë është shumë i ndjeshëm ndaj dritës.

Tërshëra
Në të gjitha format që mund ta hasni ajo ndihmon zemrën duke ulur kolesterolin e keq. Ajo gjithashtu ju bën të ndiheni më i ngopur, duke mbajtur konstante nivelet e sheqerit në gjak dhe duke ju mbrojtur nga “sulmet e urisë” që mund t’ju bëjnë të hani ushqime jo të shëndetshme.

Vera e kuqe
Duhet të zgjedhësh verë cilësore dhe ta pish rregullisht, jo të mos kujtohesh gjithë javën dhe në fundjavë ta teprosh. Kujdes nëse pini aspirinë apo merrni ndonjë mjekim tjetër.

Patatet e ëmbla
Janë një zëvendësues shumë i mirë i patateve të zakonshme, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak si patatet e tjera.
Mollët e freskëta dhe mollët e thata
Sipas studimeve më të fundit, jo vetëm mollët e freskëta, por edhe ato të thata i bëjnë mjaft mirë shëndetit të zemrës suaj.

Erëzat
Kujdes me kanellën, nëse keni probleme me mëlçinë.

Çokollata e zezë
Duhet të përmbajë minimumi 70% kakao.
Salmoni, Fasulet e zeza, Farat e lirit, Arrat, Bajamet, Portokallja, Karota, Boronicat, Kosi me pak yndyrë, Qershitë, Brokoli, Specat e kuq (jo djegës), Asparagët, Domatet, Spinaqi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë