Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Historia e një fotografie që ndryshoi botën

National Geographic e zgjodhi këtë si fotografinë më të mirë të vitit 1987, dhe për arsye të mirë. Këtu, ne shohim Dr. Zbigniew Religa duke vëzhguar shenjat vitale të një pacienti pas një operacioni 23 orësh në zemër .

Në këndin e poshtëm djathtas, mund të shihni një nga kolegët e tij që e ndihmoi në operacionin, teksa fle i drobitur. Dr. Religa ishte një pionier i transplantit të zemrës në Poloni, dhe megjithëse operacioni konsiderohej i pamundur në atë kohë, ai e shfrytëzoi rastin dhe operacioni rezultoi plotësisht i suksesshëm. 

Zbigniew Religa kreu transplantin e parë të suksesshëm të zemrës në vend dhe në qershor 1995 ai ishte kirurgu i parë që integroii një valvul artificiale të krijuar nga materialet e marra nga kufomat e njerëzve. Paralelisht me të qenit kirurg, ai pati edhe një karrierë të suksesshme politike, megjithëse jashtë Polonisë ai është ende i njohur kryesisht për arritjet e tij mjekësore.

Në vitin 1993, ai u bë anëtar i senatit polak dhe u rizgjodh në vitin 2001. Ai ishte një kandidat premtues në zgjedhjet presidenciale polake të vitit 2005; edhe pse u tërhoq nga gara presidenciale me vetëm 6% të votave, ai fitoi respekt të konsiderueshëm nga popullata polake.

Në vitin 1987, procedura e propozuar e transplantit të zemrës mori dritën jeshile dhe Religa nuk humbi asnjë moment. Operacioni ka qenë jashtëzakonisht impenjues, ka zgjatur 23 orë, në fund të të cilit Religa është fotografuar duke parë shenjat vitale të pacientit të tij.

Ankthi dhe lodhja me të vërtetë e tejkalojnë imazhin dhe sa më shumë ta shikoni atë, aq më shumë shihni – gjithçka shton një dimension të ri. Kirurgu që fle në qoshe, rrëmuja, moria e kabllove… Thjesht nuk lodhem duke e parë. Por kur James Stansfield bëri këtë foto, ai nuk tregoi vetëm një histori të një operacioni – në një farë mënyre, ai ndryshoi botën.

Ai tregoi një anë tjetër të mjekësisë moderne – ai tregoi se është e mundur të arrihet e pamundura. Është e vështirë, kërkon shumë kohë dhe është rraskapitëse, por ju mund të transplantoni zemrën e një njeriu dhe ta t’i jepni jetë sërish.

Mjeku legjendar, Dr. Zbigniew Religa vdiq në mars të vitit 2009, pas një beteje dy-vjeçare me kancerin në mushkëri në moshën 71 vjeç, ndersa pacienti vdiq në vitin 2017, në moshën 88-vjeçare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë