Albulena Shabani Ilazi, nutricioniste e mirënjohur e “FAMILJAJONË” dhe kontribuese e palodhshme në përmirësimin e shprehive të ushqyerjes në vend, ka shënuar një arritje të madhe me pranimin e punimit të saj në Kongresin Ndërkombëtar “Let’s Heal”. Kongresi, i cili bashkoi 20 shoqata shëndetësore, synoi ndarjen e njohurive më të reja në fushën e nutricionit dhe shëndetit publik.
Albulena, e cila vjen nga një familje me traditë të gjatë në kultivimin dhe promovimin e ushqyerjes së shëndetshme, është frymëzuar nga ndryshimet e shprehive të ushqyerjes në shoqërinë tonë, që shpesh kanë çuar në probleme shëndetësore. Pas përfundimit të studimeve në fushën e nutricionit dhe dietologjisë, ajo vendosi të fokusohet në përmirësimin e shprehive të ushqyerjes, veçanërisht te fëmijët. Që nga viti 2016, Albulena ka punuar me përkushtim për të kontribuar në edukimin e të fëmijëve për ushqyerjen e shëndetshme, duke synuar që ata të rriten me shprehi të mira.
Ialzi falënderoi Shoqatën e Nutricionit në Shqipëri (ASNS), veçanërisht për Angela Andreoli, e cila e listoi punimin e saj si publikimin e parë. Po ashtu, ajo falënderon organizatorët e “Ample”, mentorin e saj Prof. Ibrahim Mehmeti për mbështetjen shkencore dhe inovative, si dhe stafin dhe drejtorinë e shkollës “Elena Gjika” për përkushtimin e tyre.
Së fundmi, Albulena falënderon fëmijët e mrekullueshëm për bashkëpunimin e tyre, duke theksuar se përpjekjet e saj për një shoqëri më të shëndetshme sapo kanë filluar të japin frytet e para.
“Jam e nderuar që punimi im u pranua në Kongresin Ndërkombëtar “Let’s Heal Congress,” Let’s Heal Congress ku u mblodhën 20 shoqata shëndetësore për të ndarë njohuritë më të reja. Faleminderit Shoqatës së Nutricionit në Shqipëri (ASNS) Albanian Society of Nutrition Science Angela Andreoli e cila e listoi punimin tim si publikimin e parë, dhe organizatorëve të mrekullueshëm të Ample që na dhanë mundësinë të bashkohemi e të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Një falenderim i veçantë shkon për mentorin tim, Prof.Ibrahim Mehmeti për mbështetjen e tij të vazhdueshme në aspektin shkencor dhe inovativ.Po ashtu, faleminderit shkollës Elena Gjika, stafit të saj dhe drejtorisë për punën dhe përkushtimin e tyre.E për fund, faleminderit të veçantë për fëmijët e mrekullueshëm për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer.”, shkroi Albulena Shabani Ilazi.