Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa ushqime të shëndetshme që mund të ju bëjnë të shtoni peshë

Ka shumë persona që konsumojnë ushqim të shëndetshëm në tentim për të humbur peshë, por nuk është se ju kryen punë dieta.

Dietologia Ilana Muhlstein ka thënë se ka disa ushqime të shëndetshme që përmbajnë shumë kalori, prandaj edhe mund të mos ndikojnë për të mirë si pjesë e një diete që ka për qëllim zvogëlimin e peshës trupore, shkruan Fox News.

Ëmbëlsirat me drithëra

Dietologia ka thënë se ëmbëlsirat e njohura si “granola” të cilat janë të përbëra nga drithërat, mund të përmbajnë më shumë se 600 kalori, sepse për të krijuar ëmbëlsirat përdorën edhe të tjerë përberës ëmbëltues si gjalpë, sheqer, përforcues shijesh, mjaltë, çokollatë e shumë përberës të tjerë.

Gjalpi i krijuar nga arroret

Gjalpi i bajameve, kikirikëve apo fëstëkëve, ani pse përbëhet nga arroret, nuk përmban proteina. Gjalpi nga arroret në të vërtetë përmban shumë kalori e shumë karbohidrate.

Dietologia ka thënë se gjalpi i kikirikut, apo fëstëkëve e arroreve të tjera nuk duhet të konsumohet si shujtë kryesore.

“Këto yndyra nuk duhet të konsumohen në sasi të madhe apo si shujtë kryesore, ato duhen të konsumohen në sasi të vogla si lloj ‘dressingu’ në ndonjë sallatë”, ka thënë ajo.

Buka me tharm

Ani pse kjo bukë ishte popullarizuar gjatë pandemisë Covid 19, pasi që shumë njerëz patën filluar ta përgatisnin në shtëpi bukën, në mënyrë që të mos dilnin për të blerë, brumi i kësaj bukë është i fermentuar dhe indeksin glikemik e ka më të ulët se sa bukët e tjera, por prapë se prapë përmban shumë kalori.

“Nëse dikush përgatit bukë në shtëpi në përpjekje për të humbur peshë, e ka shumë gabim, sepse buka me tharm ka kalori të bollshme”.

Avokadoja

Avokadoja njihet si super ushqim që ofron shumë përfitime shëndetësore, por ai është i mbushur me yndyra dhe kalori.

Nëse dikush mundohet të humbë peshë, ndërkohë që konsumon avokado bashkë me të tjera ushqime, nuk do të mund ta heqë peshën e tepërt.

“Shumicës së grave iu nevojitet vetëm një avokado për të mbushur nevojat ditore që ka trupi për yndyra. Por nëse dikush dëshiron të humbë peshë, unë rekomandoj ta konsumojnë 1 të tretën e një avokadoje”, ka thënë Ilana.

Pesto

Ky lloj sosi krijohet duke përzier gjethet e bazilikës me përbërës që kanë përmbajtje të lartë të yndyrës si vaji ulliri, djathi parmesan e arrat.

Kur ky sos kombinohet me bukë, do të thotë se krijohet një shujtë e mbushur me kalori.

Prandaj pesto nuk është i rekomandueshëm për ata persona që dëshirojnë të humbin peshë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë