Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga loja në TikTok

Ka shkuar në 13 numri i rasteve të konfirmuara i nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë.

Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë dhe e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video (lojë) në ‘TikTok’.

Se ka shkuar në 13 numri i nxënëseve që e kanë lënduar veten në Gjakovë e ka konfirmuar për KALLXO drejtoresha e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi.

Sipas drejtoreshës Kumnova-Baçi, rastet janë shtuar pasi janë realizuar kontrollat e nxënëseve në klasa nga drejtorët e shkollave, së bashku me psikologun dhe kujdestarin e klasës.

Rasti nga Prokuroria Themelore cilësohet si shtytje në vetëvrasje.

Dyshimet ekzistonin që nga fundi i vitit shkollor.

E me nisjen e vitit të ri, për drejtorinë e arsimit në Gjakovë fenomeni i vetëlëndimit të nxënësve doli në pah.

Kjo pas informatës që kishin pranuar nga një prind, si shqetësim për vajzën e cila ishte nxënëse në njërën nga shkollat në këtë qytet.

Kështu, menjëherë u morën masa.

Prandaj të hënën filluan kontrollin nëpër çdo institucion shkollor – fillor.

E si rezultat u zbuluan tri raste të nxënësve që e kishin lënduar veten.

Tri viktimat, femra kosovare të mitura u dërguan në trajtim mjekësor.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se rasti është cilësuar si shtytje në vetëvrasje.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rasti nuk mundë të japim më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Megjithatë hetimet po vazhdojnë edhe në shkolla të tjera.

Fëmijët po ndikohen nga një lojë e rrezikshme në rrjetin social TikTok, ku pjesë e kësaj loje është gërvishtja e trupit me mjete të ndryshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë