Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna e Shtimes bëhet me mamograf digjital për identifikim e kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka berë të ditur se komuna e tij është pajisur me mamograf digjital i cili shërben për identifikim e kancerit të gjirit, përcjell IndeksOnline.

Aliu tha se mamografia do të ofrohet prej sot në QKMF-në “Dr Vezir Bajrami”.

Kryetari Aliu gjithashtu theksojë se për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit në Komunën e Shtimes do të ofrohen analiza falas për së paku një vit në poliklinikën “Avicena”.

Postimi i plotë:

Siç njoftuam para disa ditëve e siç kemi premtuar para marrjes së mandatit: Komuna e Shtimes nga sot u bë me Mamograf digjital për identifikimin e kancerit të gjirit.

Mamografi digjital i ri i teknologjisë së fundit nga marka italiane Geneal Medical Meratte – Giotto (GMM) tashmë është në dispozicion të pacientëve për kontrolla që do të ndihmojnë në luftimin dhe mposhtjen e kancerit të gjirit në QKMF-në “Dr. Vezir Bajrami”.

Duke e falënderuar përzemërsisht kompaninë “Medica” në emër të institucionit dhe të gjithë qytetarëve të Shtimes, kjo është ditë e shënuar për Komunën tonë.

Ne jemi zotuar të ofrojmë shërbime radiologjike, gjinekologjike, pediatrike dhe laboratorike e tashmë jemi të lumtur që kemi arritur të sigurojmë edhe Mamografin, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Për të gjitha vajzat dhe gratë, po ofrohet ekografia e gjirit, ashtu si edhe vizitat gjinekologjike, marrja dhe interpretimi i paptestitit që gjithashtu ofrohen në institucionin publik shëndetësor.

Në këtë mënyrë, vajzat dhe gratë e Shtimes janë më të mbrojtura se kurrë në aspektin shëndetësor, sepse dy sëmundjet që rrezikojnë më shumë shëndetin e tyre, kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës, tani kanë mundësi të parandalohen përmes këtyre shërbimeve.

Sigurimi i mamografit është një nga donacionet me impaktin më të madh e me rëndësinë më të lartë që institucioni ynë ka pranuar, andaj jemi jashtëzakonisht mirënjohës që falë kësaj aparature do të rritet mundësia për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.

Përveç kësaj, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit në Komunën e Shtimes do të ofrohen analiza falas për sëpaku një vit në poliklinikën “Avicena”.

Mbase në ditën më të mirë për ta shënuar thirrjen për sensibilizim për kancerin e gjirit që promovon muaji Rozë, në bashkëpunim me poliklinikën “Avicena”, me personelin mjekësor e bashkëqytetarë bëmë ecjen për t’i bërë jehonë thirrjes për seriozitet për kontrolle të rregullta që janë masë e parandalimit të kancerit të gjirit.

Jemi bashkë në çdo hap e në krah të njëri-tjetrit në luftë kundër kancerit të gjirit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë