Gripi, në raste të caktuara, mund të jetë një sëmundje shumë serioze dhe mund të komplikojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje kronike”.
Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili bën thirrje ndaj personave mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat që kanë rekomandim mjekësor, të vaksinohen.
Tutje, ai shton se ministria ka siguruar 85 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa procesi i vaksinimit ka filluar më 30 shtator në të gjithë vendin.
“Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe janë shpërndarë në të gjitha komunat, në përputhje me kërkesat e tyre. Më 17 shtator 2024, kemi siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit. Ftojmë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat që kanë rekomandim mjekësor, të vaksinohen. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se mjekimi!”, shkroi Vitia në Facebook.