Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përse zemra nuk preket nga kanceri?

Ndonëse zemra mund të rrezikohet nga kanceri, qelizat tumorale janë rëndom beninje pra jo vdekjeprurëse. Që të kuptoni më qartë arsyet përse zemra ka këtë mburojë nga kjo sëmundje, duhet të mësoni më parë si funksionojnë qelizat. Çdo qelizë e trupit ka potencialin për tu bërë e keqe ose kancerogjene. Kjo sëmundje buron pikërisht nga mutacioni i ADN-së së qelizës. Përpara se një qelizë kancerogjene të bëhet vdekjeprurëse ajo i nënshtrohet një sërë mutacionesh. Shumica prej tyre ndodhin kur qeliza ndahet në dysh dhe riformon ADN-në e saj. E vetmja mënyrë që qeliza të kalojë në mutacion është të ndahet e të shumohet.

Qelizat e zemrës nga ana tjetër nuk replikohen dhe formojnë qeliza të reja përveç se në rastet e ndonjë lëndimi. Duke qenë se qelizat e zemrës nuk ndahen, gjasat për mutacion janë tepër të vogla.

Le t’i hedhim një sy mënyrës si formohen tumoret e gjirit, zorrës së trashë e lëkurës. Shumica e qelizave zëvendësohen me të reja gjatë gjithë kohës. Indet e gjirit për shembull ndikohen gjithë kohës nga hormonet, shtresat e zorrës së trashë zëvendësohen gjithë kohës, e njëjta gjë vlen edhe për lëkurën. Duke qenë se qelizat kalojnë në mutacion gjithë kohës, kjo është arsyeja që këto sëmundje janë më të përhapura. Krejt ndryshe është zemra, e cila nuk është e ekspozuar ndaj kancerogjenëve të jashtëm e atyre të brendshëm, por vetëm qelizave në gjak të cilat nuk kalojnë në mutacion.

Youtube

Arkiva

Kategoritë