Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Bimët që shërojnë shpirtin: Këto gjashtë lule eliminojnë emocionet e rënda

Doktor Edward Bahr është bërë i njohur pikërisht me këto lule ujore. Ka konsideruar që ekzistojnë esenca të luleve të cilat mund të shërojnë emocione të ndryshme të njerëzve dhe ka prodhuar 38 produkte lulesh në fillim të shekullit të 20-të.

Ato do të përziheshin me uthullën e zakonshme dhe disa herë në ditë do të viheshin nga katër pika nën gjuhë, transmeton Telegrafi.

Këto janë bimë për të cilat besohet që mund të zbusin dhembjet dhe plagët emocionale:

Pikat e Bahut apo gjaku i dhisë

Pikat e Bahut apo gjaku i dhisë (Honeysuckle)
Eliminon ndjenjat pikëlluese të cilat nxisin shpresa negative.

Qumësht i zogjve

Qumësht i zogjve (Ornithogalum)
Kjo lule përdoret për shërimin e pikëllimit, humbjes, zisë, shokut emocional apo fizik apo traumës në çfarëdo momenti qoftë të jetës.

Trika, bar ethesh

Trika, bar ethesh (Centaurium erythraea)
Me të do të mësoni se si ta vendosni veten në vend të parë, por edhe më tutje të jepni kur të jetë e nevojshme.

Radhiqja

Radhiqja (Calluna vulgaris)
Ndërton siguri emocionale në mënyrë që të dashuroni pa u frikësuar nga braktisja.

Brushtulli

Brushtulli ((Calluna vulgaris)
Kjo bimë mund të ndihmojë që të transformoni vetminë në pavarësi dhe të ndiheni i plotësuar madje edhe kur të jeni të vetmuar.

Aguliçja ujore

Aguliçja ujore (Hottonia palustris L)
Ndihmon në komunikimin me të tjerët dhe në krijimin e miqësive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë