Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit, doktori shpjegon masat që duhet t’i marrin gratë

1 tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

Edhe në Kosovë mbi 1 mijë gra janë të prekur nga kanceri i gjirit dhe po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë.

Vetëm sivjet janë regjistruar edhe 273 raste të reja nga kjo sëmundje.

Doktori Korab Berisha, shpjegoi edhe shenja e para të kancerit të gjirit.

“Masat që janë shqetësuese për gruan që të lajmërohen tek mjeku janë krijimi i disa gungave apo kokrrave që i vërejnë në gji, tajitja sekrecion, gjakosja, ënjtja e gjirit”, tha Berisha për Klan Kosova.

Mjeku theksoi se “duhet të shpërndahen sa më tepër informacione rreth kësaj sëmundje”.

Ai theksoi se qëllimi i fushatave që po organizohen është që gratë të kryejnë vetëkontroll pa i pasur këto simptoma.

“Këto i arrihet duke kryer kontrolla të vazhdueshme tek mjeku”, tha ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë