Ergis Pepaj, karateisti i talentuar 11-vjeçar, vazhdon të impresionojë me arritjet e tij në sportin e karatesë. Në garat ndërkombëtare “Struga Open 2024”, ai ka triumfuar duke fituar 5 medalje në 5 kategori të ndryshme, duke dëshmuar përkushtimin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Ergisi u shpall fitues i vendit të parë në kata për moshën 2013, duke treguar teknikë dhe precizitet të lartë. Ai gjithashtu siguroi vendin e dytë në garën ekipore, si dhe vendin e dytë në kumite në kategorinë -45 kg. Për më tepër, ai u rendit në vendin e tretë në kata për moshën 2012, dhe në vendin e tretë në kumite për moshën 2012 në kategorinë -42 kg.
Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhshme dhe disiplinës së Ergisit, i cili, me më shumë se 80 medalje të fituara deri tani, është bërë një shembull frymëzimi për fëmijët dhe të rinjtë që ndjekin pasionin e tyre në sport.
Për të ndëgjuar më shumë rreth këtij talenti të vogël, ndiqeni intervistën e plotë në emisionin Familjajonë në linkun më poshtë: