Në rubrikën e magjikeve të emisionit “Familja Jonë” këtë të dielë, kemi një të ftuar të veçantë – Ergis Pepaj, karateisti i mrekullueshëm 11-vjeçar, i cili ka arritur të fitojë mbi 80 medalje në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky talent i ri ka për të ndarë me ne rrugëtimin e tij drejt suksesit, motivimin dhe përkushtimin që e kanë çuar drejt fitoreve të mëdha. Një frymëzim për të gjithë të rinjtë dhe prindërit që duan të inkurajojnë fëmijët e tyre në sport.
Mos e humbisni këtë moment magjik në “Familja Jonë”, të dielën në orën 16:00, në Kanal 10!