Mjeku familjar është shpesh personi i parë që pacientët kontaktojnë për shqetësime shëndetësore. Ai ofron një pikë të qartë për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme.
Rëndësia e mjekut familjar është e dukshme në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së komuniteteve, duke kontribuar në një sistem shëndetësor më të efektshëm dhe më të qasshëm.
Në bazë të kësaj rëndësie, edhe në Kosovë ka filluar fuqizimi i projektit i cili sjell mjekun familjar sa më afër qytetarëve të vendit.
Ky projekt ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë qytetarët që të kenë kujdes shëndetësor më të mirë dhe të personalizuar.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëdetësisë në Kosovë, Arben Vitia, përmes një njoftimi për qytetarët.
Në këtë njoftim, ai ka folur rreth rëndësisë së zgjedhjes së mjekut familjar si një hap shumë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve duke mos lënë anash edhe sistemin shëndetësor në përgjithësi.
Ai ka theksuar se mjeku familjar do jetë adresa e parë ku do të gjeni ndihmë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme që mund t’i prekin qytetarët.
Për më tepër, ai shtoi se ky proces i zgjedhjes së mjekut familjar është lehtësishtë i qasshëm përmes E-Kosova dhe shumë efikas për të gjithë.
Ai gjithashtu tha se mjeku familjar do jetë afër vendit ku jetoni sa herë që qytetarët të kenë nevojë për ndihmë.
Për më shumë detaje, gjeni të bashkangjitur njoftimin e minstrit Vitia.
“Të Dashur Qytetarë të Kosovës,
Institucionet publike shëndetësore janë të një rëndësie të veçantë për qytetarët e republikës tonë. Bashkë me stafin tonë po bëjmë gjithçka për të fuqizuar këto institucione në të gjithë vendin pa përjashtim. Këtë duhet ta bëjmë bashkë, dhe vetëm bashkë është e mundur.
Sot dua t’ju flas për rëndësinë e zgjedhjes së mjekut familjar, një hap i rëndësishëm për sistemin shëndëtesor, por edhe për shëndetin tuaj. Duke zgjedhur mjekun familjar, ju do ta keni të qartë derën e parë që do të trokitni dhe do të i’u ndihmoj fillimisht në parandalimin, por edhe në trajtimin e sëmundjeve.
Procesi i zgjedhjes tani është bërë i lehtë përmes E-Kosova dhe mjeku familjar është këtu për të ju ndihmuar ju dhe familjen tuaj me kujdes të plotë dhe efikas, por edhe me impakt direkt në shëndetin publik shëndetësor. Ai është gjithmonë afër jush në qytetin dhe zonën ku banoni, sa herë që ju keni nevojë.
Projekti filloi në katër komuna dhe tani po shtrihet në gjithë Republikën e Kosovës.
Shëndeti juaj është prioritet i yni i përbashkët.
Zgjedhni mjekun tuaj familjar sot dhe kujdesuni për shëndetin tuaj!“
Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes Platformës shtetërore E-KOSOVA!
Informacionet për mënyrën e aplikimit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe në të gjitha objektet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë.
“Mjeku Im – Shëndeti Im”/FamiljaJonë/.