Nutricionistja – Albulena Shabani Ilazi
Turshi më fantastike se specat e mbushura me lakra nuk ka.
Përbërsitë:
• 5 kg speca të freskëta
• 1 kokë lakër e bardhë (rreth 1.5 kg)
• 4-5 lugë gjelle kripë e trashë për turshi (përdoreni sipas shijes)
• Ujë i ftohtë
• Gjethe dafine dhe kokrra piper të zi (opsionale)
• Rrënjë selinoje ose majdanoz (opsionale)
Udhëzimet:
1. Përgatitja e specave: Lajini dhe thani mirë specat. Pritini në majë ose bëni një prerje të vogël për të lejuar që lëngu të hyjë më lehtë brenda tyre.
2. Përgatitja e lakrës dhe lëngut: Grijeni lakrën hollë dhe përziejeni me kripën. Lëreni të qëndrojë për rreth 1-2 orë derisa të lirojë lëngun e saj natyral. Shtypeni lakrën për të nxjerrë sa më shumë lëng.
3. Mbushja e specave: Nëse dëshironi, mund të mbushni specat me lakër të grirë.