Të gjithë jemi në kërkim të recetave më të mira e interesante të ëmbëlsirave, të cilat për hir të së vërtetës na japin shumë kënaqësi.
Mes përbërësve të tij do të gjeni edhe ujë të gazuar.
Uji i gazuar plotëson shijen përfundimtare të kekut duke bërë që kjo ëmbëlsirë të dalë e butë dhe e mëndafshtë.
Kjo ëmbëlsirë është ideale jo vetëm për festa por edhe për fundjavat e kaluara me familjen.
Përgatitja e Kekut me Ujë të Gazuar
Përbërësit
- 250 gramë gjalpë të butë pa kripë,
- 400 gramë sheqer pluhur,
- 4 vezë
- 1 lugë çaji me vanilje pluhur
- 1 lugë çaji me lëkura të imëta limoni jeshil,
- 500 gramë miell të bardhë,
- Gjysmë luge çaji me pluhur pjekës,
- Gjysmë luge çaji me kripë,
- 300 ml ujë të gazuar
Përgatitja
Ndizeni furrën në 170 gradë.
Tepsinë e kekut mund ta lyeni lehtë me pak miell dhe lëreni mënjanë.
Në një tas të thellë qelqi hidhni gjalpin dhe miellin dhe përpunojeni me mikser dore deri sa të bëhet kremoz.
Shtoni sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen.
Më pas hidhni vezët një e nga një duke i përzier vazhdimisht deri sa masa të jetë e lehtë, e butë dhe e njëtrajtshme.
Në fund shtoni vaniljen dhe lëkurën e agrumes.
Në një enë tjetër përzieni mirë kripën, pluhurin pjekës dhe shtojini në tasin e masës kremoze të kekut.
Përziejeni sërish me mikser duke shtuar ujin e gazuar.
Të gjithë masën më pas mund ta hidhni në tepsinë e pjekjes duke i dhënë formën përfundimtare.
Tepsinë futeni në furrë dhe lëreni kekun të piqet për 75-80 minuta.
Pjekjen e tij mund ta konfirmoni duke futur një kunj dhëmbësh në pjesën qendrore të kekut.
Nëse ai del i pastër, atëherë keku është bërë.
Prisni të paktën 15 minuta deri sa ta hiqni nga tepsia dhe ta servirni.