Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi i ri: Kemikalet që lëshon plastika në ushqim shkaktojnë kancer të gjirit

Një studim i ri ka gjetur se afërsisht 200 kemikale që kanë lidhshmëri me kancerin e gjirit përdorën për krijimin e mbajtësve të ushqimit nga plastika, si dhe se dhjetëra prej tyre mund të hyjnë në trupin e njeriut.

“Ka prova të forta se 76 kemikale kancerogjene që mund të shkaktojnë kancerin e gjirit, hyjnë në trupin e njeriut përmes paketimeve plastike të ushqimit”, ka thënë autorja e studimit, Jane Muncke, në Forumin e Food Packaging, fondacion jofitimprurës me bazë në Zurich, të Zvicrës, shkruan CNN.

Ajo ka shtuar se anashkalimi i produkteve të plastikes mund të jetë një mënyrë e mirë për ta parandaluar këtë sëmundje të rrezikshme.

40 kemikale klasifikohen si shumë helmuese nga shumë agjenci në mbarë botë.

“Shumë prej këtyre kemikaleve që janë klasifikuar si shumë helmuese, ende përdoren për paketimin e ushqimeve të ndryshme në industri, gjë që lejon depërtimin e tyre në organizëm”, ka thënë shkencëtarja Jenny Kay nga instituti Silent Spring, organizatë shkencore që fokusohen në lidhshmërinë në mes të kemikaleve, shëndetit të grave dhe kancerit të gjirit.

Sipas të dhënave numri i grave që po diagnostikohen me kancer të gjirit nën moshën 50 vjeçe është rritur.

Përveç kemikaleve, ka edhe të tjerë faktorë që e shkaktojnë kancerin e gjirit si faktorët gjenetikë, ajri i papastër, pesha e tepërt, mungesa e ushtrimeve fizike.

Por disa kemikale që gjenden ne plasitkë, përveç që shkaktojnë kancerin e gjirit, mund të shkaktojnë edhe probleme hormonale, si dhe mund të dëmtojnë ADN-në.

“Konsumuesit e ushqimit nuk duhet të lexojnë literaturë shkencore në mënyrë që të dinë se cilat kemikale t’i evitojnë. Kjo duhet të jetë punë e rregullatorëve në mbarë botën ta pranojnë rrezikun, në të cilin po ekspozohemi çdo ditë dhe të ndërmarrin masa”, ka thënë ndër të tjera Kay.

Hapat që duhet ndërmarrë për parandalim të ekspozimit ndaj kemikaleve të dëmshme të plastikes

Ndërkohë që është detyrë e rregullatorëve nëpër botë që të bëhen ndryshime kur bëhet fjalë për mbajtësit e plastikës, sipas Silent Sping, ka disa hapa të lehtë që vet njerëzit mund t’i ndërmarrin në mënyrë që ta parandalojnë kontaminimin e ushqimit me kemikale kancerogjene.

Këshillohet të gjuhen mbajtësit dhe paketuesit plastikë të ushqimeve. Në vend të tyre duhet të përdoren mbajtës nga xhami. Nuk duhet që ushqimet të vendosën për t’u ngrohur në mikrovalë ndërkohë që janë në kuti plastike. Nuk duhet të përdoren tenxhere e enë të tjera për gatim që kanë përbërje jo ngjitëse. Nuk duhet të përdoren shishet, gotat e kutitë e plastikës, duhet të zëvendësohen me gota, shishe e kuti nga xhami. 

Ndërkohë që shumë prodhues të ushqimeve të konservuara kanë larguar nga përdorimi produktet e paketimit që përmbajnë BPA, disa ende i përdorin ato produkte. Aktualisht shkencëtarët nuk janë të sigurt për sigurinë e paketimeve zëvendësuese që përdorin shumë prodhues, të cilat mund të përmbajnë acrylic, polyester e polyvenyl kloride apo PVC.

Këshillohet që të konsumohen sa më shumë ushqime organike dhe të bëhen në shtëpi pasi ushqimi organik përmban shumë më pak pesticide.

Duhet të shmanget djegia e ushqimit, pasi mishi i muskujve të viçit, mishi i derrit, peshkut apo pulës mund të prodhojë kemikale që dëmtojnë ADN-në kur piqen në skarë në temperaturë të lartë apo në flakë të hapur. Gjithashtu është shumë e rekomandueshme që të përdoret aspiratorët ndërkohë që dikush gatuan. 

Ndotës si binfenilët e poliklorinuar ose PCB-të, grumbullohen në yndyrë, prandaj këshillohet që të hiqet yndyra dhe lëkura nga mishi dhe peshku para se të përgatitët, si dhe të kullohet yndyra që përthith mishi ndërkohë që përgatitet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë