Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të mirat shëndetësore që ofron kafeja

Pasi ofron shumë të mira shëndetësore, kafeja po konsiderohet si superushqim. 

Kjo pije është bërë pjesë e rutinës së shumë njerëzve në mbarë botën.

Ndërkohë që kafeja ka lidhje me rritjen e energjisë trupore, ajo është e pasur me shumë vlera ushqyese, shkruan Hindustan Times.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë çdo vit në mbarë botën konsumohen afërsisht 10 miliardë kilogramë kafe.

Kafeja konsiderohet më shumë se sa veç një pije e thjeshtë. Ajo është burim i madh i antioksidantëve, stimulon trurin dhe vlerat ushqyese të ndikojnë më mirë pasi është një lloj përzierje kemikalesh që sigurojnë sasi domethënëse të acidit klorogjenik dhe kafeinës.

Një studim, që është publikuar në British Medical Journal, ka gjetur se konsumuesit e rregullt të kafesë kishin më pak gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaktari se sa ata që nuk konsumonin kafe. Kjo gjë mund t’i atribuohet nivelit të lartë të antioksidantëve që përmban kafeja, të cilët ndihmojnë në largimin e stresit oksidativ.

Kjo pije është burim i mirë i antiokidantëvë, duke ia kaluar edhe përmbajtjes së antioksidantëve që përmabn çaji i gjelbër. Këto komponime ndihmojnë në largimin e stresit oksidativ duke ulur dukshëm rrezikun nga sëmundje kronike si ato të zemrës apo kanceri.

Një studim që është publikuar në Journal of the American Collage of Cardiology, ka treguar se konsumim i dy deri ne 3 tasave me kafe në ditë kishte lidhshmëri me uljen e rrezikut nga sëmundje koronare të zemrës. Për më tepër, konsumimi i kafesë ka lidhje me uljen e rrezikut nga disa lloje të kancerit, përfshirë atë të prostatës dhe kancerin endometrial, ndërkohë që përmirëson gjendjen neurologjike, metabolike dhe funksionimin e mëlçisë.

Konsumimi i kafesë ndihmon edhe kundër zhvillimit të sëmundjes së diabetit të tipit 2. Shumë studime sugjerojnë se konsumuesit e shpeshtë të kafesë përjetojnë rrezik më të ulët nga diabeti i tipit 2.

Kafeja ka treguar efekt mbrojtës edhe për mëlçinë pasi ul rrezikun për sëmundjet e këtij organi, si dhjamosja e saj, fibroza, cirroza dhe kanceri. Një studim që u publikua në Journal of Hepatology, ka sugjeruar se konsumimi i një filxhani kafe në ditë mund të ulë rrezikun nga cirroza kronike e mëlçisë.

Konsumimi i rregullt i kafesë ka lidhje edhe me uljen e rrezikut nga sëmundjet neurodegjenrative si Parkinsoni, depresioni e Alzheimeri. Një studim i publikuar në Journal of Alzheikmer’s Desease ka sugjeruar se personat që pinë kafe patën më shumë se 63 për qind më pak rrezik nga zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit.

Ndërkohë që përdoruesit e kafesë kanë shumë të mira shëndetësore, është shumë më rëndësi të mos teprohet konsumimi i saj.

Për të rriturit e shëndetshëm, më shumë se 40 miligramë kafe, gjë që është ekuvalente me 4 filxhanë kafeje, konsiderohet të jenë të sigurta për t’i konsumuar.

Megjithatë është e këshillueshme që kafeja të konsumohet më shpesh gjatë mëngjesit, të ketë sa më pak përmbajtje apo shtim të sheqerit, kremrave e sirupëve me shije dhe është e këshillueshme që të shoqërohet me ujë pasi është edhe deuretik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë