Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Avancime tek Klinika Gjermane e Syrit – Dr. Afrim Shabani merr pjesë në Kongresin e Eurotines në Barcelonë

Dr. Afrim Shabani, oftamolog i njohur dhe shumë i suksesshëm në Kosovë, ka marrë pjesë në Kongresin e Eurotines në Barcelonë, kështu duke ndjekur diskutimet më të fundit sa i përket mjekimit të sëmudjeve të retinës së syrit.

Ky kongres mbahet çdo vit dhe është vendi ku takohen oftamologët nga e gjitha bota dhe diskutojnë më të rejat në lidhje me sëmundjet e retines së syrit dhe shërimit të tyre.  

I pyetur rreth këtij kongresi, Dr. Shabani u shpreh se këtë vit, diskutim të veçantë patën injektimet intravitreale, rezultatet në mjekimin e retonopatisë diabetike dhe të degjenerimit makullar, si dhe mundësitë e përdorimit të tyre në sëmundjet e tjera të syrit.  

Dr. Shabani gjithashtu shtoi se në kongres pati edhe shumë punime për avancimin e teknologjisë në procedurat kirurgjike të cilat e bejnë më të lehtë dhe më të suksesshëm një operim te sëmundjet e syrit që kanë nevojë për t’iu nënshtruar operimit.

Ndër të tjera, Dr. Shabani theksoi “E mira e kongreseve është takimi me koleget nga e gjithë bota dhe shkëmbimi i përvojave me njeri tjetrin”.

Dr. Afrim Shabani është profesor si dhe oftamolog në Klinikën Gjermane të Syrit, i cili me përvojat dhe pjesëmarrjen në kongrese të tilla, kontribuon dhe sjell avancime edhe në Kosovë duke i’u ofruar pacientëve zgjidhjet e duhura të probleme në të pamur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë