Të dielën e kësaj jave, “Familja Jonë” do të sjellë një përzgjedhje të mrekullueshme temash të cilat do të ofrojnë informacione të vlefshme për shëndetin dhe kulturën. Si çdo muaj, edhe këtë shtator, “Familja Jonë” sjell jetën e një figure publike në Kosovë e cila do tregojë më shumë për sukseset e saja në aspektin profesional, por pa lënë anash edhe jeten personale. Saranda Bujupi Rama do të drejtoj këtë emision informativ dhe emocionues që fillon në ora 16:00 në Kanal10.
Ja çfarë mund të prisni:
1. Blerina Kllokoqi Rugova – Jeta e saj personale dhe “BUKUR”
Në studion e “Familja Jonë,” e ftuara jonë e parë është kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova, me të cilën do të flasim jo vetëm për brendin e saj “BUKUR,” por edhe për jetën e saj personale. Kllokoqi-Rugova, si një stiliste e njohur nga Kosova, vlerësohet për dizajnet e saj elegante dhe moderne. Ajo ka fituar njohje në skenat e modës lokale dhe ndërkombëtare, duke kombinuar elemente tradicionale shqiptare me stilin bashkëkohor.
2. Alopecia Areata, analizat që e diagnostikojnë
Në pjesën e dytë, Familja Jonë shfaq super këshillat e doktoreshës Luljeta Hetemi nga Pinea Medical Center. Hetemi do të ofrojë një përmbledhje të dobishme mbi alopecia areata e cila u referohet humbjës së flokëve në kokë apo në pjesë të tjera. Dr. Hetemi do na njoftojë se cilët janë shkaktarët e saj si dhe se cilat janë analizat që e diagnostikojnë këtë problem të cilat mund t’i kryeni në Pinea Medical Center.
3. Vlera e Abdurrahmani, piktoret e vegjël
Pjesa e tretë është e rezervuar për më të dashurit tanë, magjikët e vegjël. Këtë herë, Vlera Ahmeti dhe Abdurrahman Ajvazi, dy piktorë të vegjël, janë mysafirët tanë të cilët na tregojnë më shumë rreth dashurisë së tyre për pikturën, talentin, planet e tyre për të ardhmen e shumëçka tjetër.
4. Ëmbëlsirë me kungull misiri e arrore për më shumë energji
Në pjesën e fundit, nutricionistja jonë Albulena Shabani-Ilazi do të sjellë receta të shëndetshme dhe të shijshme. Këtë herë, ajo na përgatit një ëmbëlsirë me kungull misiri. Në këtë segment, ju do të mësoni se cilat produkte ju nevojiten që të përgatisni këtë ëmbëlsirë e cila ju jep shumë energji dhe se si vijon procesi i përgatitjes. Kjo ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e lehtë do të kënaqë gjithë familjen!
Mos e humbisni këtë emision të veçantë dhe përfitoni nga informacioni dhe këshillat e ofruara nga ekspertët. “Familja Jonë” është mundësia juaj për të mësuar më shumë dhe për të përmirësuar jetën tuaj dhe të të dashurve tuaj. Na ndiqni të dielën në ora 16:00 në Kanal10!