Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që përmirësojnë humorin e luhatur gjatë vjeshtës

Në vjeshtë, ndjesia e lodhjes është e zakonshme. Paqëndrueshmëria e kohës, na bën të ndjehemi më të ngadaltë dhe të lodhur. Për të kapërcyer lodhjen na vijnë gjithmonë në ndihmë ushqimet! Dieta ushqimore, në stinën e vjeshtës, duhet të jetë e balancuar dhe me produktet e stinës, njësoj si në ato të mëparshmet. Nuk duhet të mungojnë frutat, sidomos ato të thatat, perimet që ofrojnë minerale dhe vitamina për metabolizmin. Tryeza e vjeshtës është e pasur me ngjyra, të cilat stimulojnë shqisat dhe mëndjen: e kuqja e shegës, jeshilja e mollës dhe dardhës, ngjyra portokalli e kungullit, karotës,etj. Më poshtë do të gjeni disa ide për vaktet e ndërmjetme…

1.Portokalli për të larguar ndjenjën e urisë
Të pasura në fibra dhe me përqindje të madhe të vitaminës C, portokalli ka shumë antioksidantë. Krijon ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon sistemit imunitar.

2. Gjiza, për një vakt të lehtë
E lehtë, e freskët dhe me përmbajtje të lartë të proteinave dhe mineraleve gjiza na furnizon me kalcium. Mund të hahet e shoqëruar me arra apo fruta të tjera të thata dhe fara të ndryshme (lini, kungulli, luledielli etj) Do ta reduktoni ndjeshëm ndjesinë e lodhjes.

3. Qumësht dhe çokollatë për të larguar stresin
Në ditët më të vështira dhe plotë me angazhime, zgjidhni një gotë qumësht me çokollatë të zezë, mundësisht me 75% kakao. Në sajë të vlerave ushqyese do të stimulojnë prodhimin e triptofanit dhe serotoninës, dy substanca që na ndihmojë të ndjehemi më mirë.

4. Karota për një pushim në zyrë
Perimet dhe frutat e papërpunuara si karota janë shumë të përshtatshme për t’i konsumuar në zyrë. Të pasura me vitamina, minerale, antioksidantë, fibra dhe ujë, karotat ndikojnë në reduktimin e stresit edhe për shkak të procesit të përtypjes që lehtëson tensionet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë