Në Kampionatin Ballkanik të Gjimnastikës që po mbahet në Bullgari, po marrin pjesë 6 gjimnaste nga Kosova, të cilat kanë shfaqur performanca të shkëlqyera dhe pritet të paraqiten me dinjitet në këtë garë të rëndësishme.
Në përbërje të ekipit është edhe Dr. Blerina Mema, mjeke e Federatës së Gjimnastikës në Kosovë, e cila përveç angazhimit të saj në sport, është një dermatologe shumë e suksesshme .
Ajo ka treguar arritje të larta edhe në fushën e estetikës, duke u cilësuar si një profesioniste e vërtetë në të dyja fushat. Dr. Blerina Mema ka qenë një figurë e rëndësishme edhe në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, ku u shqua për profesionalizmin e saj. Ajo ndihmoi gjimnasten kosovare Kaltrina Thaçi, e cila, gjatë një performance finale, pësoi një lëndim në dorën e majtë. Dr. Mema reagoi me shpejtësi, duke menaxhuar me sukses jo vetëm lëndimin fizik, por edhe gjendjen mendore të gjimnastes, duke siguruar që ekipi të vazhdonte performancën në nivel të lartë. Ekspertët mjekësorë vlerësuan aftësitë e saj të jashtëzakonshme në trajtimin e rasteve emergjente.
Përkundër kërkesës së saj për dorëheqje nga Federata e Gjimnastikës për shkak të angazhimeve të shumta profesionale ,kjo nuk u mirëprit nga gjimnastet, të cilat e konsiderojnë atë si një motivuese kryesore dhe një mbështetëse të madhe gjatë garave. Ajo është vlerësuar për aftësitë e saj në fushën e mjekësisë dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar, falë edhe njohurive të saj .
Dr. Blerina Mema, një personazh shumë i lidhur me gjimnastikën, asnjëherë nuk heziton të shfaqë dashurinë e saj të madhe për këtë sport. E gjithë arritja e saj është falë përkrahjes së vazhdueshme nga bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre të talentuar në sport. Troi Shala, futbollist në klubin “Kurda”, u përzgjodh si lojtari më i mirë në turnamentin Prishtina për grupmoshat U9, ndërsa vajza e saj, Adea Shala, është gjimnaste në klubin “Fushë Kosova”. Adea po përgatitet maksimalisht për garën që do të mbahet në tetor në Greqi, ndërkohë që vitin e kaluar u rendit në mesin e pesë më të mirave në veglën e kaluçit, një disiplinë që e ka për zemër.
Dr. Blerina e lindur në Pejë vjen nga një familje sportistësh, ku babai i saj, Refki Mema, ishte kampion i gjydo-së për Kosovën gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Edhe vetë Dr. Mema u mor me gjydo ,duke mbajtur dhe prezentuar kështu trashëgiminë sportive të familjes.