Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa ushqime që rregullojnë natyrshëm nivelin e testosteronit

Testosteroni, hormoni që gjendet te njerëzit dhe kafshët, është i domosdoshëm për funksionim normal të trupit.

Ndërkohë që gratë e prodhojnë më pak këtë hormon e burrat e prodhojnë më shumë, ka disa persona që kanë mungesë të tij dhe si pasojë mund të kenë probleme shëndetësore të ndryshme.

Ky hormon shpesh lidhet me shtimin apo humbjen e dëshirës për marrëdhënie intime, mirëpo ai ndikon dukshëm edhe te masa muskulore, mënyra se si ruhet yndyra në trupin e burrave si dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

India.com ka shkruar rreth disa ushqimeve që mund të rrisin nivelin e testosteronit, të cilat mund ta bëjnë organizmin të funksionojë më mirë.

Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, kanë përmbajtje të hekurit, magnezit e mineraleve, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të testosteronit.

Frutat e malit, të cilat konsiderohen si shumë të shëndetshme në shumë aspekte, janë të pasura me flavonide e antioksidantë të fuqishëm që ndikojnë në uljen e rrezikut nga dëmtimi i qelizave të testosteronit, si dhe rrisin prodhimin e tij.

Shega është një tjetër frutë e mbushur me antioksidantë, lëngu i së cilës mund të ndikojë në uljen e nivelit të stresit, si dhe ndihmon në rregullimin e nivelit të testosteronit.

Avokadoja është ushqim shumë i mirë për shëndetin në përgjithësi e edhe atë hormonal.

Peshqit si salmoni, i cili është i pasur me vlera ushqyese, ndikon në përmirësimin e nivelit hormonal.

Vezët, janë të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme dhe selenium, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të testosteronit në mënyrë natyrale.

Gjingjeri, rrënjë që përdoret për shumë qëllime shëndetësore, sipas disa studimeve, mund të ndihmojë edhe me rregullimin e nivelit të testosteronit.

Arra e kokosit, pasi përmban yndyra të saturuara, konsiderohet të jetë shumë e mirë kur bëhet fjalë për testosteronin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë