Edhe pse nuk është aq populluar në tryezat shtëpiake që, para së gjithash, mund të shpjegohet me çmimin e tij më të lartë në raport me pjesëtarët e familjes së njëjtë (lakra, lakra e gjelbër, por edhe karfioli), brokoli ngadalë, por sigurt është duke pushtuar edhe kuzhinën tonë.
Dhe atë jo vetëm përmes variantit të përgatitjes mesdhetare, në stilin e brokolit të zier, me patate të ziera me salcë prej vajit të ullirit dhe mëlmesave sipas dëshirës, por gjithnjë e më shpesh edhe si variant i domosdoshëm në të ashtuquajturat sallata të kopshtit.Prandaj është interesante të njiheni edhe me veçoritë e tij të jashtëzakonshme, të cilat janë të dëshmuara në mënyrë shkencore.
Nëse çdo ditë hamë vetëm njëqind gramë brokoli, kjo në mënyrë të konsiderueshme mund ta reduktojë rrezikun nga i thati në stomak dhe nga kanceri i stomakut.
Brokoli përmban sasi të madhe të kimikatit mbrojtës i cili quhet sulforafan.
Te grupi i njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në këtë eksperiment, konsumimi i rregullt i brokolit ka sjellë deri te rënia e treguesve të nivelit të bakterit Helicobacter pylori për 40 për qind. Ky bakter sot konsiderohet përgjegjës për inflamacionet kronike të mukozës së stomakut, e cila rrit rrezikun nga kanceri i stomakut dhe të thatit në stomak dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Në përgjithësi, rekomandimet më të reja për ushqimin, që shërben si parandalim i kancerit lëvizin në drejtimin që të rekomandohen më pak karbohidrate (drithëra) dhe më shumë perime (veçanërisht karfiol, lakër dhe brokoli), yndyra të mira (vaji i lirit, ullirit dhe kokosit) dhe proteina kualitative (nga soja, për shembull).
Brokoli mund jetë ushqim i dobishëm për popullatën femërore në periudhën e menopauzës, sepse vitamina K, kalciumi, magnezi, zinku dhe fosfori, të cilët po ashtu gjenden në përbërjen e kësaj bime veprojnë favorshëm në eshtra dhe janë preventivë e mirë kundër osteoporozës.
Me hulumtimet shkencore është vërtetuar që acidi folik parandalon dëmtimet neurologjike në organizmin dhe fetusin e formuar dhe pasi që brokoli është burim i pasur me acid folik, kjo perime u rekomandohet femrave shtatzënë. Për të njëjtën arsye me përdorimin e rregullt të kësaj bime mund të reduktohet rreziku nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.
Sallata brokoli me jogurt
Pasi që brokoli në gjendje të freskët përmban të gjithë veçoritë e veta shëruese, ja një recetë të thjeshtë për përgatitjen e sallatës së shijshme brokoli. Brokoli dhe jogurti mund të kombinohen mirë me mish pule dhe me ushqimet e tjera me mish.
Përgatitja:
300 gramë brokoli të pastër i lani, i preni ne copa më të imëta dhe i lini në një enë më të thellë. Pastaj shtoni 3 thelpinj hudhre të grirë imët, një lugë vaj ulliri dhe një gotë jogurt. Përzieni të gjitha mirë dhe nga lart mund të dekorohet edhe me gjethet e majdanozit të freskët.