Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fibrilacioni atrial është tre herë më shumë i përhapur nga sa mendonin mjekët

Studimet e mëparshme kanë raportuar se rreth 3 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë fibrilacion atrial (AFib).

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë – San Francisko zbuluan se fibrilacioni atrial është tre herë më i zakonshëm në SHBA sesa mendohej më parë shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Gjatë rrjedhës së studimit, shkencëtarët zbuluan se fibrilacion atrial atakohet tek moshat e reja, më pak të prirë të ishin femra dhe më shumë të prirë të kishin presion të lartë të gjakut dhe diabet.

Studimet e mëparshme kanë raportuar se rreth 3.3 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë fibrilacion atrial – një gjendje që shkakton rrahjen e zemrës në një model të parregullt ose shumë të shpejtë.

Megjithatë, ky numër mund të jetë shumë më tepër nga sa kemi menduar, thonë studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë – San Francisko.

Studiuesit raportojnë përfundimet e tyre në studimin e tyre të ri, të botuar së fundmi në “Journal of the American College of Cardiology”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë