Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sistemi Imazherik Intravaskular OCT tani edhe në klinikën e kardiologjisë në Kosovë

Tomografia e koherencës optike, ose OCT, është një metodë imazherike e përdorur për të krijuar një pamje të pjesës së pasme të syrit tuaj, të quajtur retina. Metoda prodhon një imazh duke matur sasinë e një drite të kuqe të zbehtë që reflekton nga retina dhe nervi optik.

Kjo metodë shumë e rëndësishme ofrohet në kardiologjinë invazive dhe kushton mijëra euro.

Ndërsa tani, falë donacionit nga ambasada Belge, kjo metodë do të ofrohet edhe në klinikën e kardiologjisë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Dr. Artan Ahmeti përmes një postimi në facebook përmes të cilit ka bërë të ditur se kanë marrë konfirmimin rreth këtij donacioni.

Kontribues të këtij donacioni janë Dr. Daut Gorani dhe Dr. Artan Ahmeti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë