Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Parashikimi i motit për sot, 14.09.2024

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, ndërsa gjatë ditës reshjet do të mbesin më të izoluara.

Në zonat e thella malore, kryesisht në perëndim, veriperëndim dhe jug, mund të paraqiten fjollat e borës.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 19°C. Vlerat më të ulëta do të jenë drejt veriut apo në gjysmën sipërme (veriore) të Kosovës, ndërsa ato më të larta në gjysmën e poshtme ( jugore) të Kosovës. /MeteoKosova/

Youtube

Arkiva

Kategoritë