Një eurogol për t’u mbajtur mend!
Eurogoli që mahniti të gjithë dhe që rrallë herë shihet në stadiumet tona.
Nipi i ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Rexhep Abdullahu, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm.
Në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit Bon Voyage Superligës U21 ndërmjet Ballkanit U21 dhe Prishtinës U21 e cila u zhvillua në Therandë dje me 11 shtator, Neron Abdullahu, mesfushori i KF Prishtinës U21, përndryshe nipi i ish kryetarit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës z. Rexhep Abdullahu, shënoj në fillim të ndeshjes një gol sa të jashtëzakonshëm aq edhe të papritur nga të gjithë në veçanti nga portieri shtatlartë i KF Ballkanit U21.