Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Fytyra dhe trupi – Ja si t’i rigjenerojmë pas plazhit?

Shumica e njerëzve sapo janë kthyer nga pushimet, plot energji për një vit të ngarkuar me punë dhe projekte të reja. E këtyre projekteve po u shtojmë edhe ne një: të jeni “të sjellshëm” me lëkurën tuaj.

Mbi të gjitha pas pushimeve nën diell, lëkura ka nevojë për më shumë përkujdesje. Dielli dhe deti e dehidratojnë lëkurën. Përveç kësaj, stili i të jetuarit gjatë pushimeve nuk është gjithmonë ideali për shëndetin tonë dhe atë të lëkurës. Disa gota alkool më tepër apo pirja e duhanit, netët e gjata plot argëtim, i kanë lënë me patjetër gjurmët e tyre. Me kthimin nga pushimet, ka ardhur edhe momenti për të rigjallëruar lëkurën, ndaj ndiqni këshillat e mëposhtme:

Bëni masazh për fytyrën

Pas pushimeve është shumë i rëndësishëm pastrimi i lëkurës. Filloni kurën “post-pushime” me një scrub delikat, si për fytyrën edhe për trupin. Scrub-i ndihmon që lëkura të jetë e shndritshme dhe plot freski. Nëse keni kohë, është mirë të shkoni tek estetistja për një pastrim të thellë të fytyrës.

Hidratoni lëkurën

Me t’i bërë një pastrim të thellë fytyrës, aplikoni një maskë hidratuese. Mos harroni të lyeni edhe qafën, dekoltenë dhe nëse është e nevojshme edhe kurrizin e duarve dhe këmbët. Janë pjesë delikate të trupit, të cilat ‘vuajnë’ pasojat e diellit. Përdorni një krem hidratues që i përshtatet lëkurës suaj. Në rast se lëkura është shumë e thatë, bëni një kurë me bazë përbërësish ultra-hidratues dhe ushqyes.

Një javë ‘spa’

Nëse keni mundësinë dhe kohën për t’iu dedikuar vetes dhe lëkurës suaj, një javë trajtime sikur të jeni në një ‘spa’ do të ishte idealja.

Sa më shpejt në shtrat

Të paktën për një javë, përpiquni të shkoni sa më shpejt në shtrat. Lëkura rigjenerohet mbi të gjitha natën. Aplikoni para se të flini një krem të mirë dhe rifitoni gjumin e humbur gjatë pushimeve.

Ushqehuni shëndetshëm

Tregoni kujdes përgjatë një jave sidomos për ushqyerjen. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta. Kufizoni sa më shumë të jetë e mundur yndyrnat. Fillojeni ditën tuaj me fruta të freskët dhe me ushqime integrale. Në drekë përgatisni një sallatë perimesh me vaj ulliri dhe limon. Në mbrëmje zgjidhni të hani peshk ose mish të bardhë me perime.

Jo alkool

Limitoni të paktën për një javë konsumimin e pijeve alkoolike. Alkooli është shumë i dëmshëm për lëkurën. Dehidraton lëkurën dhe e bën të thatë. Një pije e mirë, e ushqyeshme dhe e shëndetshme është lëngu i domates me pak salcë tabasco dhe piper të zi.

Përdorni krem mbrojtës

Një përkujdesje tjetër shumë e domosdoshme është të mos dalim kurrë nga shtëpia pa një krem me filtër mbrojtës. Sa herë që dalim nga shtëpia pa krem mbrojtës, dielli lë gjurmët e tij mbi lëkurë.

Pastroni lëkurën

Pastrojeni gjithmonë fytyrën me kujdes në mëngjes dhe në mbrëmje. Një pastrim i përditshëm i detajuar është sekreti i bukurisë së fytyrës. Bëjeni këtë veprim çdo ditë, edhe kur të ndiheni tejet të lodhur dhe ndoshta mund të mos keni dëshirë. Është shumë i domosdoshëm./Psikologjia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë