Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Për çka ankohen femrat dhe për çka meshkujt

Sipas një hulumtimi të cilin e ka bërë revista “Archives of Sexual Behavior”, femrat më së shumti ankohen për shkak të humbjes së virgjërisë me personin e gabuar, ndërkaq meshkujt për shkak se nuk kanë qenë më shumë aktivë.

Hulumtuesit e Universitetit “Texas” nga Ostini kanë kërkuar nga të anketuarit të bëjnë listën e gjërave për të cilat më së shumti ankohen për jetën e tyre seksuale.

Për femrat tri top-përgjigje kanë qenë: humbja e virgjërisë me personin e gabuar (24 për qind), tradhtia (23 për qind) dhe hyrja shumë e shpejtë në marrëdhënie seksuale (20 për qind).

Meshkujt kanë pasur përgjigje krejtësisht ndryshe: ata më së shumti ankohen për atë që nuk e kanë bërë.

Kështu që te meshkujt tri top-përgjigje kanë qenë: turpëria për shkak të së cilës nuk kanë vazhduar tutje (27 për qind), pastaj përse nuk kanë eksperimentuar më shumë derisa kanë qenë të rinj (23 për qind) dhe përse nuk kanë bërë aventura seksuale kur kanë qenë vetëm (19 për qind).

Youtube

Arkiva

Kategoritë