Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Shuplakat, a i disiplinojnë fëmijët?

Çfarë ndikimi ka realisht tek fëmijët një shpullë.

Shpesh prindërit i qëllojnë fëmijët ashtu siç ata i kanë qëlluar kur kanë qenë të vegjël. Mirëpo duket se më në fund ka ardhur koha që të hiqni dorë nga ky zakon shekullor.

Edhe pse 70% e prindërve janë dakord se një shpullë është një ndëshkim i pranueshëm, një studim i ri tregon se kjo nuk është një mënyrë e mirë disiplinimi.

Studiuesit nga Universiteti i Teksasit dhe Universiteti i Miçiganit përdorën të dhënat e mbledhura nga me shume se 150,000 fëmijë në një periudhë 50-vjeçare për të dalë në konkluzionin se të qëlluarit lidhet me sjelljet agresive, sjelljen antisociale, problemet e shëndetit mendor, vështirësitë e njohjes, vetëvlerësimin e ulët dhe një sërë sjelljesh të tjera negative.

Për sa u përket aspekteve pozitive, nuk ka asnjë efekt të tillë përveç 13 efekteve negative. Megjithëse duket se ajo ndryshon nga të rrahurit, një e qëlluar ka të njëjtin ndikim.

Pjesa më e frikshme mund të jetë sepse tashme pjesa më e madhe e të rinjve mund të jenë prekur nga këto sjellje agresive tashmë.

Për ata që thonë se “Ja, unë më i mirë u bëra,” Gershoff ka një kundërshtim të rëndësishëm, shkruan Anabel.

“Ne jemi bërë më të mirë jo për shkak të shpullës, por për shkak të zemërimit ndaj saj”. Çfarë bën një prind i dëshpëruar?

“Njerëzit mendojnë që nëse nuk e qëllon njëherë fëmijën, nuk ke fuqi si prind, por në fakt ju mund të jeni një prind më i fortë dhe që ka shumë pritshmëri tek fëmijët e tij nëse nuk e qëlloni atë,” shpjegon Gershoff.

“Nuk është e nevojshme t’i qëlloni ata për të treguar se jeni të fuqishëm. Në vend të kësaj vendosni kufij të qartë, jini të vendosur dhe veproni si një model për ta. Ndëshkimi trupor mund të mësojë vetëm të njëjtën sjellje agresive fëmijës tuaj”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë