Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zëvendësuesi i sheqerit rrit gjasat për sulm në zemër

Zëvendësuesi i sheqerit, ëmbëltuesi artificial që quhet Erythritol, i cili është shumë i popullarizuar e që gjendet pothuajse në të gjitha produktet, ku shkruhet “nuk ka përmbajtje të sheqerit”, është gjetur se mund të bllokojë arteriet e zemrës e të çojë në sulm në zemër dhe vdekje, raporton The New York Post.

Studimi i ri, që u publikua të enjten në revistën “Arteriosclerosis, Thrombposis and Vascular Biology”, ka gjetur se konsumimi i ushqimeve që përmbajnë erythritol, i cili është ëmbëltues shumë i njohur artificial, shkakton bllokim të artereve të gjakut, duke e ngrirë gjakun, gjë që qon në sulm në zemër.

“Ky studim rrit shqetësimin se përdorimi standard i erythritolit nga fabrikat e ushqimit, nëpër pije e ushqime të shumëprocesuara, mund të rrisë gjasat për bllokim të arterieve e si pasojë të ndodhë sulmi në zemër”, ka thënë drejtuesi i studimit, doktori, Wilson Tang nga Cleveland Clinic.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) e ka klasifikuar erythritolit si të “sigurt” dhe e lejon përdorimin e tij pa kufizime.

I sintetizuar nga misri e që në mënyrë natyrale gjendet në disa fruta dhe që prodhohet nga trupi në sasi shumë të vogla, erythritoli përmban shumë pak kalori dhe është gati 70 për qind i ëmbël sa sheqeri.

Fatkeqësisht erythritolin trupi nuk e tret mirë dhe akumulohet.

Një studim i mëparshëm që është bërë në Cliveland Clinic, ka gjetur se personat që ishin dy herë më të rrezikuar nga sulmi kardiak ishin ata që kishin nivel të lartë të erythritolit në organizëm.

Studimi i ri, është fokusuar më shumë te personat në moshë të re dhe të shëndetshëm.

Është gjetur se ata që kanë konsumuar një dozë erythritoli që do të ishte në një “muffin” apo në një kënaqe të gazuar që është “pa sheqer”, patën bllokim më të madh të arterieve krahasuar me personat që konsumonin sheqer.

“Sëmundjet kardiovaskulare ‘ndërtohen’ me kohën dhe këto sëmundje janë shkaktari lider i vdekjeve në botë, duhet të sigurohemi që ushqimet që hamë të mos jenë kontribuues në këtë drejtim”, ka thënë autori i studimit, doktori, Stanley Hazen.

Ndërkohë, Carla Saunders, drejtoreshë e Këshillit për Kontrollin e Kalorive ka thënë se studimi pati shumë pak pjesëmarrës dhe nuk mori në konsideratë stilin e jetesës së pjesëmarrësve.

“Për më shumë se 30 vjet, autoritet globale kanë konfirmuar vazhdimisht sigurinë dhe efikasitetin që ka erythritoli dhe të tjerë ëmbëltues që nuk përmbajnë kalori”, ka thënë ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë