Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet e detit, vezët dhe mishi mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të çrregullimit bipolar

Çrregullimi bipolar është një gjendje e shëndetit mendor në të cilën një person përjeton periudha të forta të ngritjeve maniake dhe uljeve depresive që shpesh janë shumë shkatërruese për jetën e tyre.

Acidi arakidonik gjendet në ushqimet e detit, vezët dhe mishit – duke sugjeruar se ndërhyrjet dietike mund të ndihmojnë në uljen e incidencës dhe intensitetit të çrregullimit bipolar, ka raportuar burimi Medical News Today.


Kur një person ka çrregullim bipolar, ai kapërcehet nga një cikël i alternuar i ngritjeve dhe uljeve ekstreme emocionale.

Gjendja mund të ndikojë rëndë në jetesën e një personi, pasi nivelet e larta karakterizohen nga një ndjenjë joreale e pathyeshmërisë dhe ato të ulëta nga depresioni dobësues.

Shkaqet e çrregullimit bipolar mund të ndryshojnë, por besohet se gjendja mund të lidhet me faktorë gjenetikë.

Një studim i ri paraqet prova se çrregullimi bipolar (BPD) mund të jetë të paktën pjesërisht një produkt i niveleve të ulëta të acidit arakidonik dhe lipideve arakidonike që promovojnë shëndetin e qelizave.

Studiuesit zbuluan se nivelet më të larta të acidit arakidonik lidhen me një incidencë më të ulët të çrregullimit bipolar.

Gjetjet janë publikuar në revistën “Biological Psychiatry”. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë