Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta Origjinale e Bozës – Pija e Shëndetit dhe Forcës

Boza shumë e dashur për shqiptarët është një pije e ftohtë tradicionale.

Daton që prej periudhës së lashtësisë si një pije që njihet për vlerat ushqyese dhe shijen e veçantë.

Përdorej kryesisht gjatë stinës së verës si një mënyrë e mirë për të freskuar dhe forcuar trupin.

Boza është një pije e fermentuar me bazë miellin e misrit.

Ka një shije të fortë ku kombinohet e ëmbla me të thartën.

Është në përbërje e trashë dhe shërbehet e ftohtë dhe mund të konsumohet në çdo kohë, por kulmin e ka gjatë verës.

Duke qënë se është një pije e fermentuar, kërkon një kohë të caktuar përgatitje dhe më pas shijimi.

Më poshtë në këtë shkrim AgroWeb.org ju tregon recetën tradicionale të përgatitjes në Bozës.

 Përbërësit

  • 500 gr miell misri
  • 5 litra ujë të vakët,
  • 20 g maja buke (tharmë)
  • 500 g sheqer

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë mbushni një tenxhere të thellë me sasinë paracaktuar të  ujit.

Shtoni tek tenxherja miellin dhe lëreni të zbutet në ujë për disa orë.

Më pas vijeni tenxheren në zjarr të mesëm për rreth dy orë duke e përzier herë pas here me anë të një lugë të madhe.

Pasi të shikoni që mielli është zier dhe zbutur, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Ndërkohë përzieni majanë e bukës me një gotë ujë të vakët derisa ajo të shkrihet e gjitha dhe hidhjani sipër miellit.

Përziejini mirë për disa minuta dhe lëreni sërisht të pushojë për gjatë gjithë natës në një vend të thatë dhe të freskët.

Në mëngjesin e ditës tjetër kullojeni këtë pije të krijuar me anë të një nape të hollë ose me anë të një kullese shumë të imët.

Në fund shtojini sasinë e sheqerit, përziejini mirë derisa të shkrijë dhe futeni bozën në frigorifer.

Si ta shërbeni

Boza tradicionale shërbehet në gota të thjeshta uji me pak akull brenda.

Youtube

Arkiva

Kategoritë