Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Falënderim për dhuruesit e gjakut nga mërgimi nga Spitali i Pejës!

Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmës një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë mërgimtarët për dhurimin e gjakut dhe ndihmat e tyre në këtë aspekt.

Ndër të tjera, ata kanë shkruar se pavarësisht distancës, të gjithë mërgimtarët janë afër nesh me zemër dhe se veprimi i tyre fisnik po sjell ndryshim të madh për njerëzit në nevojë.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Faleminderit nga zemra për aktin tuaj të jashtëzakonshëm të dhurimit të gjakut që deri më tani në muajin korrik dhe javën e parë të muajit gusht të këtij viti, 90 bashkatdhetarë tonë kanë dhuruar gjak në njësinë e transfuzionit të gjakut në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!

Pavarësisht se jeni larg, zemrat tuaja janë afër me ne. Me veprimin tuaj fisnik, ju po bëni një ndryshim të madh për ata që kanë më shumë nevojë. Dhurimi juaj është një dhuratë jetësore, dhe është një dëshmi e fuqisë së solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, që tejkalon çdo distancë.

Ju jeni heronjtë e heshtur që shpëtoni jetë pa kërkuar asgjë në këmbim. Aktet tuaja na frymëzojnë të gjithëve dhe na kujtojnë se mirësia nuk njeh kufij.

Bashkë mund të bëjmë shumë më tepër, dhe kontributi juaj është dëshmi e fuqisë që kemi kur qëndrojmë të bashkuar.

Faleminderit për bujarinë dhe zemërgjerësinë tuaj! Ju jeni shembulli më i mirë i humanizmit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Spitali i Përgjithshëm në Pejë!

P.S. Në foto:

Dr. Rezarta Dresha Berisha – Shefe e Njëjësisë së Transfuzionit;

Luljeta Asllani – Kryeinfermiere e Njësisë së Transfuzionit

Youtube

Arkiva

Kategoritë