Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Bujar Gjikolli lë QKUK-në për të vazhduar në një projekt gjigand – MedicalPark, zinxhiri i spitaleve të nivelit superior

Kosovës po i shtohet edhe një pjesë e Medical Park i cili përfshin një zingjir të spitaleve të nivelit superior i cili ka mbi 30 spitale në Turqi, në Budapest Hungari dhe Baku, Azerbejxhan.

Këtë e ka bërë të ditur Dr. Bujar Gjikolli përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

“Më në fund Kosova bëhet pjesë e Medical Park zinxhirit të spitaleve të nivelit superior, i cili ka mbi 30 spitale në Turqi, në Budapest Hungari, Baku Azerbejxhan dhe tani në Prishtinë.

Jam i nderuar me pozitën e dhënë nga Dr. Hikmet Cavus koordinator i strategjisë zhvillimore të spitaleve Medical Park bashkë me Semra Tuna zv drejtoreshë e projektit të ri, të jem Drejtor mjekësor i Medical Park në Kosovë, bashkarisht të ofrojmë shërbime të standardit më të lartë pacientëve të gjithë rajonit dhe mundësi shumë të mëdha zhvillimi për mjekët kosovar.

Me këtë veprim, përfundoj projektin paraprak pas 17 viteve punë në QKUK – SHSKUK duke shprehur falemnderim kolegëve në Klinikën e radiologjisë, të gjithë të punësuarit në QKUK dhe spitalet rajonale me të cilët kemi bashkëpunuar.

Falemnderim i veqantë për përkrahje Drejtorëve të QKUK – SHSKUK, Bordit të SHSKUK dhe ministrave me të cilët kemi zhvilluar e implementuar idetë, kemi krijuar mundësi për zhvillimin profesional të kolegëve dhe ofruar ngritje të shërbimeve pacientëve.

Ju mirëpresim në Medical Park“, shkruan Dr. Gjikolli.

Youtube

Arkiva

Kategoritë