Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të Trajtoni të Djegurën nga Dielli Shpejt në Vetëm dy Hapa

Më në fund vera duket sikur ka nisur me të vërtetë.

Njerëzit po i gëzohen më shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, një gëzim që gjithësesi shoqërohet me rrezikun e djegies nga dielli.

Të gjithë e kemi provuar atë ndjesinë e përcëllimit të lëkurës dhe dhimbjen e saj edhe qoftë nga një prekje e lehtë.

Nevoja për një zgjidhje urgjente është e madhe, sidomos për faktin se në shumë raste djegia nga dielli mund të jetë aq e parehatshme sa të ndikojë në aktivitetin tuaj ditor ose në gjumin e natës.

Në Shqipëri, këshilla e amvisave është gjithmonë kosi, ndjesinë e freskisë të të cilit e kemi provuar të gjithë mbi shpinë. Kosi ama nuk është i vetmi.

Në këtë artikull do të mësoni se si të shëroni të djegurën nga dielli brenda natës në vetëm dy hapa.

Si Të Shëroni Të Djegurën Nga Dielli Në Dy Hapa

Si fillim duhet të lagni një napë me ujë të ftohtë dhe më pas ta spërkasni atë me uthull molle.

Më pas napën e lagur vendoseni mbi lëkurë duke e fërkuar atë lehtë dhe butë.

Falë uthullës së mollës do të përjetoni një lehtësim të menjëhershëm që në prekjen e parë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë