Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Posta e Kosovës: Mos bini pre e mashtrimeve për pako, SMS-të janë të rreme

Disa mesazhe (SMS) po iu dërgohen masivisht qytetarëve të Kosovës në telefon në emër të Postës së Kosovës, në të cilin shkruhet: “Pakoja juaj është dëmtuar gjatë tranzitit dhe aktualisht mungon informacioni i adresës”.

Përmes mesazhit qytetarët ftohen të klikojnë një link për “për të përditësuar adresën e transportit” dhe se dorëzimi do të organizohet “brenda 12 orëve”.

Përdoruesve të telefonive mobile në Kosovë iu dërguan mesazhe me përmbajtje pak a shumë të ngjashme edhe para disa ditësh.

Posta e Kosovës i ka lajmëruar qytetarët se mesazhet janë mashtrim.

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to”, ka shkruar Posta në një reagim më 31 korrik.

Posta iu ka kërkuar qytetarëve të mos klikojnë në asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë