Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
15 gjërat që duhet të ndaloni në javën e 27 të shtatzanisë

Mos flini më në shpinë

Në javën e 27 të shtatzanisë, pjesa e gjumit bëhet e vështirë dhe ju do të kaloni më shumë orë gjatë natës zgjuar, megjithatë ekspertët këshillojnë të flini në anë dhe jo në shpinë.

Mos ngrini më pesha të rënda

Në javën e 27 të shtatzanisë nuk duhet të ngrini më asgjë më tepër se 9 kilogramë, vetëm nëse ua rekomandon mjeku një gjë të tillë.

Mos u përkulni më në gjunjë

Nëse ju bie diçka, kujdes nuk duhet të uleni më në gjunjë për ta marrë. Më mirë kërkoni ndihmë.

Do të ndalojnë të vjellat

Me shumë mundësi në këtë fazë të shtatzanisë ju do të liroheni nga të vjellat e mëngjesit.

Mos lyeni më thonjtë

Ose të paktën përpiquni t’i lyeni më rrallë.

Mos rrini me orë në këmbë

Me rritjen e barkut kur kalojnë javët, qëndrimi në këmbë bëhet më i vështirë dhe shumë i dhimbshëm. Për të shmangur këtë, përpiquni të mos qëndroni gjatë në këmbë.

Mos pini shumë kafe

Kjo mund të duket si shumë sakrifikuese, por duhet të hiqni dorë nga disa gjëra për hir të fëmijëve.

Mos kufizoni oraret e gjumit

Të gjithëve na ndodh që për të bërë diçka, për të realizuar atë që duam, për të punuar etj sakrifikojmë orarin e gjumit. Këtë gjë nuk duhet ta bëni më pas javës së 27 të shtatzanisë.

Mos ecni shumë

Gratë që kanë dhimbje të legenit ose janë në rrezik të lindjes së fëmijëve prematurë duhet të kufizojnë të ecurën në shtatzani, sidomos pas javës së 27.

Mos u përpiqni të bëheni shumë bjonde

Është një rregull i ngjashëm me lyerjen e thonjve. Kimikatet e bojërave dhe dekoloruesit dëmtojnë fëmijën tuaj ende të palindur.

Mos vishni më taka

Rritja e barkut do t’ua vështirësojë ruajtjen e ekuilibrit, prandaj rrezikoni të bini nëse mbani taka sidomos të larta pas kësaj periudhe.

Mos mbani në krah dhe rrotulloni fëmijë të vegjël

Kjo është shumë e rëndësishme sidomos nëse keni dhimbje mesi e shpine.

Mos i shtyni më gjërat që kanë lidhje me lindjen

Në këtë kohë është mirë të mendoni për datën, të planifikoni gjithçka duhet me mjekun tuaj.

Mos injoroni shenjat e trupit

Nëse keni ndonjë dhimbje, ose shenjë shqetësuese, drejtohuni te mjeku.

Mos kërkoni për gjithçka

Mos e kaloni kohën në internet të fokusuara duke kërkuar për gjithçka sepse kjo mund t’ju rrisë ankthin dhe shqetësimin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë