Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lëndimi i ligamentit të kryqëzuar të pasëm dhe rekonstruksioni artroskopik me hamstring autografet

Dr. Agron Mahmuti

Lëndimi i ligamentit të kryqëzuar të pasëm ( PCL – Posterior Cruciat Ligament ) lidhet kryesisht me traumën dhe shkakton instabilitet të pasëm të gjurit.

Lëndimi i PCL-it mund të shoqërohet edhe me lëndim të ligamenteve tjera si atij të kryqëzuar të përparëm ( ACL – Anterior Cruciat Ligament ) dhe poashtu edhe të kornerit posterolateral ( PLC – Postero Lateral Corner ) si dhe me lëndim të meniskuseve dhe strukturave tjera të gjurit.

PCL është stabilizuesi primar i pasëm që pengon translacionin e pasëm të tibias.
Në rastet e lëndimit të izoluar të tij shkakton instabilitet të shprehur ne 90 shkallë fleksion të gjurit.

Incidenca :
5-20% nga të gjitha lëndimet e ligamentare te gjurit.

Mekanizmi i lëndimit :

  • rënia direkte me pjesën e përparme të tibias kur gjuri është në fleksion
  • lëndimet pa kontakt kur gjuri është në hiperfleksion dhe shputa në plantar fleksion
  • lëndimi në hiperekstenzion

Simptomat pas lëndimit :

Dhimbje në pjesën e pasme të gjurit
Ënjtjë gjurit dhe kufizim i shkallës së lëvizjes për shkak të dhimbjes
Instabilitet i pasëm i gjurit.

Diagnostikimi :

Vlerësimi klinik dhe testet klinike specifike i plotësuar edhe me ekzaminimet tjera radiologjike si Rentgen dhe Rezonanca Magnetike.

Trajtimi :

Jo kirurgjik : tek lendimet e shkallës së parë dhe dytë duke aplikuar edhe splintat e dizajnuar për tretmanin e tillë si dhe duke ndjekur protokolet rehabilituese dhe modalitetet e forcimit të muskulaturës me theks të muskulit Quadriceps dhe në përgjithësi mekanizmit ekstenzor të gjurit.

Kirurgjik: tek sportistët, atletët e rinj me instabilitet të gjurit, kur shoqërohet edhe me lëndim të ligmenteve tjera dhe lëndime të kockës ( format me avulzion kockor ).
Tretmani kirurgjik kryesisht konsiston në rekonstruksion artroskopik të PCL-it ( si metode minimale invazive ) dhe në riparim apo rekonstruksion të ligamenteve dhe strukturave tjera të përfshira në lëndim.

Në rastet kur shoqërohet me avulzion apo shkolitje të kockës mund të përdoren edhe teknika të hapura të fiksimit.

Pas operimit duhet të vazhdohet programi i rehabilitimit postoperativ fizioterapeutik i ndarë në faza. Rikthimi në aktivitete sportive zgjatë nga 6 deri 9 muaj pas operimit.

Pasojat e mostrajtimit – Instabilitetit :

Deficienca kronike shkakton rritje të presionit në nyjen Patello-Femorale dhe kompartmentin medial të gjurit gjë që mund të shkaktojë degjenerim më të hershëm të nyjes së gjurit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë