Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë Kanë të Përbashkët Avokado dhe Banania?

Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por është e nevojshme të informoheni rreth tij.

Ky mineral është i domosdoshëm për muskujt, nervat, dhe mbi të gjitha zemrën.

Kaliumi klasifikohet në kategorinë e elektroliteve dhe është tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e enëve të gjakut dhe qarkullimin normal të tij.

Nëse enët e gjakut janë fleksibël dhe jo të bllokuara nga kolesteroli i lartë, zemra do të kryejë funksionet e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vlerat e Tjera Të Kaliumit

Ky mineral është i nevojshëm për metabolizmin, kundër dhimbjeve muskulare, për shëndetin e kockave, sistemin nervor, tretjen dhe për shëndetin e veshkave.

Avokado Dhe Banane, Dy Ushqime Të Pasura Me Kalium

Avokado është shumë i pasur me kalium.

Një racion me avokado ofron 729 miligramë kalium ose mbi 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të tij që është 4700 miligramë.

Përveç kaliumit, avokado është shumë i pasur me yndyrna të pangopura të cilat ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.

Ato kanë gjithashtu vitamina dhe minerale të rëndësishme që fuqizojnë funksionin e qelizave.

Bananja nga ana tjetër ofron 487 miligramë kalium ose rreth 10 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Veç tij, bananja përmban edhe vitaminë C dhe plotëson 38 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës B6.

Pavarësisht larmisë së ushqyesve, të dy produktet duhen ngrënë rregullisht por pa e tepruar.

Ushqimet e Tjera Të Pasura Me Kalium

Përqindjet e mëposhtme janë të bazuara në dozën ditore të rekomanduar të kaliumit për meshkuj dhe femra që është 4,700 miligramë.

  • Fasulet e bardha — 1 filxhan me fasule të gatuara 1,004 miligramë
  • Brokoli — 1 filxhan me brokoli të gatuar: 458 miligramë
  • Patatja e ëmbël — 1 kokërr mesatare: 438 miligramë
  • Salmoni — 85 gramë: 416 miligramë
  • Bizelet — 1 filxhan me bizele të gatuara: 384 miligramë
  • Sardelet — 3.75 gramë: 365 miligramë
  • Qitro — 1 frut: 354 miligramë
  • Qumësht i paskremuar — 1 filxhan: 260 miligramë
  • Mishi i viçit — 85 gramë: 237 miligramë

Youtube

Arkiva

Kategoritë