Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta kryeni një vizitë tek Mjeku Specialist në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë?

Për të realizuar një vizitë specialistike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë duhet të keni një udhëzim nga Mjeku në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Terminin për vizitë në këtë spital mund ta bëni me telefon në numrin 044/113 104 ditëve të punës nga ora 7 – 14.

Është e preferuar që në vizitë tek Mjeku Specialist të jeni të pajisur me analiza laboratorike dhe me radiografi nëse ju rekomandohen nga Mjeku familjar në rastin e dhënies së udhëzimit për vizitë tek Mjeku Specialist!

Vizitat tek Specialistët bëhen çdo ditë pune.

Për rastet urgjente vizitat bëhen në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë