Punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë nga e mërkura do të fillojnë me grevë dhe protesta.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat Jusuf Azemi.
Ai tha se punëtoret e QKMF-së në Malishevë nuk do të punojnë më për vetëm 275 euro.
Sipas tij protestat dhe grevat do të vazhdojnë deri në momentin që pagat e tyre do të ngriten në 405 euro.
“Punëtorët teknik të QKMF së në Malishevë nuk punojnë më me 275 euro ata nga e mërkura fillojnë me protesta dhe greva , kur paga do të jetë sikurse te tjerët 405 euro, ather pushojnë grevat dhe protestat”, ka thënë Azemi.