Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni dhimbje të gjurit? – Ja pse duhet të vendosni lakër

Kunal Sood, një specialist i menaxhimit të dhimbjes nga Marylan, ka ndarë një metodë të lirë dhe jo-konvenvionale për dhimbjet në gju por edhe në nyje në përgjithësi.

Ai propozon që të mbështillni zonën e dhimbjes me disa gjethe të lakrës, shkruan New York Post.

“Gjethet e lakrës janë përdorur në disa kultura si një aplikim tipik për të reduktuar inflamacionin dhe dhimbjen”, shpjegoi Sood përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Besohet se gjethet përmbajnë komponime me veti të mundshme anti-inflamatore. Gjethet zakonisht aplikohen në nyjën e prekur pasi të jenë të freskëta”, vazhdoi ai.

Hulumtimet e prekura në vitin 2022, zbuluan se një mbështjellja e nyjeve me gjethe lakre për një orë ishte po aq efektive në përmirësimin e funksionit të gjurit dhe dhimbjes te pacientët me osteoartrit sa një jastëk ftohës me xhel që mbahet për 20 minuta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë