Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
IKShPK jep këshilla për kujdesin nga kafshimi i gjarprinjve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka shpërndarë disa këshilla për kujdesin nga kafshimi i gjarprinjve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit.

“Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë. Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjithatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

“Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpëri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme”.

Simptomat

Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.

Pas një kafshimi helmues nga gjarpri, personi i kafshuar zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje.

Simptoma të tjera:

Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë.

Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë.

Nëse është e mundur, ndërmerrni sa më parë disa hapa derisa të ju jepet ndihma e parë mjekësore:

Youtube

Arkiva

Kategoritë