Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rastet e rritjes së kancerit në Kosovë – Onkologët Sermaxhaj dhe Raci tregojnë faktorët ndikues në krijimin e kësaj sëmundje

Onkologu Faton Sermaxhaj ka treguar për rritjen e rasteve me sëmundjen e kancerit në Kosovë dhe moshat më të prekura nga kjo sëmundje.

”Numri i rasteve te reja me kancer të cilat janë regjistruar këtë vit, është lehtësisht i rritur në krahasim me gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, dhe kjo është e pritshme, duke pasur parasysh rritjen e numrit të rasteve të reja me kancer në çdo vit pasues, si tek ne në Kosovë, poashtu edhe në të gjithë botën”, deklaroi Sermaxhaj për GazetaBlic.

“Rritja e numrit të rasteve të reja me kancer tek ne në Kosovë, i atribuohet ndryshimit të stilit të jetës gjithnjë e më shumë siç është puna me stres, ushqimet e shpejta dhe jo të shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik të mjaftueshem.

Në anën tjetër, në këtë rritje ka ndikuar edhe regjistrimi më i saktë i rasteve të reja me kancer nga institucionet shëndetësore si dhe orientimi gjithnjë e më i madh i pacientëve në institucionet shëndetësore në Kosovë (pra mos ikja e pacientëve për diagnostikim dhe trajtim jashtë vendit).

Pjesën dërmuese të këtyre rasteve të reja e përbëjnë moshat mbi 60 vjeçare, por janë të pranishme edhe moshat më të reja”, përfundoi onkologu Faton Sermaxhaj.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar edhe onkologu Behar Raci, sipas tij sëmundja e kancerit ka disa faktorë krijues siç janë konsumimi i pijeve të gazuara, ushqimi i shpejtë fast food dhe ndotja e ambientit.

“Numri është pothuajse aty nga viti i kaluar,deri në muajin prill kemi pasur një rritje mirëpo muaji maj dhe qershor është një situatë me tendencë të njëjtë të rritjes së numrit të rasteve të rej”, tha ai.

Cilat janë faktorët që ndikojnë në krijimin e sëmundjes së kancerit?

“Shkaqet janë multifaktoriale duke filluar nga:-Faktoret gjenetike-

-Stili i jetes-Mënyra e të ushqyrit ka shum rëndësi, tek ne kjo dallon shum sepse një pjesë e popullatës konsumon ushqime të konzervuara ,pastaj mishi e sidomos mishi i kuq, pijet e gazuara,ushqimi i shpejt fast food. Në këtë bëjnë pjesë edhe ajo që duhet kontrolluar dhe më shum mënyrën e mbajtjes dhe servimit të ushqimit dhe shitjes që bëhet.

-Ndotja e ambientit është një faktor në rritje jo vetëm tek ne por në të gjithë botën kjo sidomos, në vendet urbane, puntorët që punojnë në miniera dhe minerale, ndotja nga tymi i fabrikave dhe automjeteve të cilët për një periudhë të gjate kohore ndikojn në organizmin tonë e kjo sidomos tek mushkrit, fyti ose laringu”, tregoi Raci.Onkologu Raci tregon moshat më të prekura me lloje të kancerit.

“Moshat dallojnë nga lloji i kancerit: Kanceri dhe tipi ose vendlokalizim, p.sh tek gjiri ose karcinoma e gjirit mosha më të shpeshta janë moshat 40-60 vjeç. Mushkërit me moshë zakonisht mbi 50 vjeç. Tumoret gjinekologjike ose cervixi dhe endometri me moshe prej 30 deri ne 65 vjeçare me moshë ndoshta mesatare rreth 45 ose 50 vjeçare. Carcinomat e zorrës së trashë, ose Colo-rektale janë moshat prej 45 deri 70 vjeç. Ndërsa prostata mosha më e prekur është prej 55 deri 75 ose 80 vjeç në mosha më të shtyera”, deklaroi ai.

Ndërkohë sipas tij në vendin tonë ka mungesë të planit të veprimit ‘Screningu”, e cila ndihmon për uljen e këtyre llojeve të kancerit.

“Ajo që mungon tek ne akoma është screningu, e cila pritet që do të finalizohet së pari me 3 lloje:1. Screningu për kancer te qafës së mitres ose cervixit.

2. Screningu për kancer të gjirit.3. Screningu për kancer kolorektal.

Dhe pas përfundimit të planit të veprimit dhe finalizmit nga Ministria e Shëndetësisë, kjo do të ndikojë në uljen dhe ndërgjegjësimin të popullatës edhe më shum për këto lloje. Screninigu është plan i veprimit ose parandalimit që do të thotë p.sh për kancer të qëfes së mitres”, përfundoi onkologu Behar Raci.

Youtube

Arkiva

Kategoritë