Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top

Humbja e memories: vështirësi në kujtimin e emrave, vështirësi për të mbajtur mend ngjarjet e kohëve të fundit, për të qenë korrekt në takime dhe për të mbajtur premtimet e dhëna. Si pasojë, ide konfuze, pakësim i sensit kritik, varfërim i fantazisë. Kështu, pak nga pak, humbet kontakti me realitetin e botës që na rrethon, gjithashtu edhe interesat dobësohen dhe horizontet e tyre tkurren.

Një tru që nuk merr pjesë në jetën aktive (duhen kujtuar parlamentarët në miratimin e ligjeve të reja mbi pensionet që duke vendosur një lloj ekuilibri ndërmjet punës aktive dhe pensionit të favorizojnë në mënyrë indirekte diskriminimin e të moshuarve) atrofizohet për arsye të mplakjes, atrofizohet para kohe.

Është e njohur, synimi i së ashtuquajturës “kriza e moshës së tretë” me të cilën, pikërisht, merr shtytjen nga një çarje e pakurueshme, ndërmjet të moshuarve dhe ambjenteve të tyre, e cila dalëngadalë i drejton ato në një jetë pasive, të rënduar me vetëdije për pavlefshmërinë e tyre.

Humbja e bashkëshortit dhe më pas hyrja në bërthamën familjare të elementëve të rinj, jo shpesh të pranueshëm ose të tolerueshëm, që vazhdon me martesat e fëmijëve, humbja e prestigjit patriarkal ose matriarkal në shtëpitë e tyre, sensi i izolimit që vjen si pasojë e humbjes së miqve ose të bashkëmoshatarëve, pamjaftueshmëria financiare, sëmundjet dhe të tjera janë motivet që ndikojnë negativisht në funksionet cerebrale të atij që është dënuar në heshtje dhe me vetmi.

Ky kompleks situatash të dhembshme në kufi të patologjikes (të dhënat statistike flasin për 85-90% të të moshuarve) duket se i atribuohet shkaqeve të brendshme organike, biohumorale të lidhura me një përkeqësim progresiv të qelizave nervore.

Disa tregues që shpesh paraqiten me çrregullime të sjelljes, të cilat zakonisht i atribuohen moshës së pleqërisë, fillojnë të duken, megjithëse në një formë të maskuar (fshehtë), edhe në moshën e paraplakjes (në personat me moshë 50-60 vjeç); fazë kalimtare e karakterizuar jo rrallë me irritime të lehta, nga pasiguria, nga reaksione të tepruara ndaj stimulantëve ambientalë të parëndësishme për të tjerët, nga paqëndrueshmëri të gjendjes shpirtërore, si dhe nga dobësim të kujtesës dhe të aftësive për t’u përqendruar. Bëhet fjalë për një parantezë të jetës në të cilën, siç dihet, verifikohet edhe një prekshmëri e spikatur e organeve më delikate (infarkte, antropati, çrregullime të metabolizmit, tumore e të tjera), por kryesisht të trurit.

Ky përkeqësim i paevitueshëm i trurit, prej të cilit vetëm një numër shumë i vogël kanë shpëtuar (Tiziano dhe Verdi, Michelangelo dhe Bernard Shoë, Andrea Doria dhe Giovanni Belini, mbretëresha Elisabeta e Anglisë dhe George Sand ) është megjithatë i shmangshëm ose, të paktën, mund të vonohet dhe është një detyrë shoqërore e cila nuk duhet lënë pas dore, duke përdorur të gjitha mjetet  që disponojnë për arritjen e qëllimit: mjete psikologjike, dietike, higjienike dhe farmakologjike për luftimin e arteriosklerozës, domethënë për luftimin e ngushtimit të enëve ku kalon gjaku, të ushqyerit e trurit, energjia e trurit.

Edhe pse është e vërtetuar se ekziston e ashtuquajtura “sëmundja kronike e trurit” e cila, nisur nga truri, invadon hap pas hapi të gjitha aparatet dhe të gjitha funksionet e trupit të njeriut, kështu që truri ende vital ndihmon në mbajtjen efiçente të gjithë organizmit , e për më tepër mund të ndodhë dhe e kundërta: atëherë kur truri rëndohet (përkeqësohet, dobësohet funksionaliteti), gjithçka shkon në shkatërrim. Këtë na e tregon dhe përvoja njerëzore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë