Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, Getoar Kamberaj, i cili ishte plagosur aksidentalisht nga polici, Fatjon Hoti, më 16 korrik.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha ai.
I ndjeri fillimisht ishte dërguar në QKUK ku edhe pati kryer një operacion. Megjithatë, ai nuk ia arriti të mbijetojë dhe vdiq në spital.