Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Përgjithshëm “AME Rezonanca 2” ka hapur  dyert sot – Një hap i ri në kujdesin shëndetësor në Kosovë

Sot, kompleksi i madh shëndetësor “Rezonanca”, me një përvojë 30-vjeçare në fushën e mjekësisë, ka bërë hapjen e Spitalit të Përgjithshëm “ AME Rezonanca 2“.

Hapja e këtij spitali shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh të specializuara që do të kontribuojnë në përmbushjen e nevojave shëndetësore të komunitetit.

Prof. Asoc. Nazim Dakaj, Neurolog i njohur dhe Drejtori i Spitalit, së bashku me pjesën tjetër të ekipës , kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti , në mënyrë që tu ofrojnë pacientëve qasje në kujdesin më të avancuar në vend.

Në kuadër të këtij institucioni shëndetësor të avancuar, ofrohen shumë shërbime të specializuara, duke përfshirë:

  • Kirurgji e përgjithshme
    • Kirurgji abdominale (e barkut)
    • Kirurgji torakale
    • Kirurgji plastike dhe rekonstruktive
    • Endoskopi diagnostike (bronkoskopi, gastroskopi, kolonoskopi…)
    • Endoskopi intervente
    • Proktologji (trajtimi i hemorroideve, fisurave anale etj)
    • Kirurgji laparaskopike
    • Kirurgji maksillo-faciale
    • Otorinolaringologjia
    • Gjinekologji me obstetrike
    • Pediatri me neonatologji
    • Mjekësi interne (sëmundjet e brendshme)
  • Radiologji
    • Rezonanca Magnetike (MRI)
    • Tomografi e kompjuterizuar (CT)
    • Ultrazë
    • Rentgen

Shumë shpejt, Spitalit “Rezonanca 2” do t’i shtohen edhe shërbime të tjera në shërbim të pacientëve:

  • Kardiologji invasive
  • Urologji
  • Ortopedi

Shërbimet aktualisht ofrohen nga ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse të mjekësisë, me përvojë në Kosovë dhe në vendet e ndryshme europiane. Duke u bazuar në përvojën shumëvjeçare si institucion shëndetësor “Rezonanca 2” do të jetë një lider në Kosovë dhe në Rajon në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos të atyre deficitare.

Vizitoni Spitalin e Përgjithshëm ” Rezonanca 2″ dhe përjetoni kujdesin shëndetësor të cilësisë më të lartë nga një ekip profesionistësh të përkushtuar për shëndetin tuaj.

Pamje të spitalit më të ri në vend:

Youtube

Arkiva

Kategoritë